ForumForum  Portali*Portali*  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

Share | 
 

 FYTYRA NĖ MARS

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
nicky



Numri i postimeve : 155
Age : 24
Location : Gjakove
Points : -5
Registration date : 26/05/2008

MesazhTitulli: FYTYRA NĖ MARS   Sun Aug 17, 2008 3:41 pm

FYTYRA NĖ MARS







Nė qershor tė vitit 1976, sonda amerikane Viking 1 ishte futur nė orbitėn e Marsit dhe bėnte fotografimin e sipėrfaqes sė tij, pėr tė gjetur vendin e pėrshtatshėm pėr aterimin e “Zbarkuesit” tė binjakes Viking 2. Nė njėrėn nga kėto fotografi, qė u bėnė nė regjionin e Cydonias, mė 25 korrik 1976, tė cilat NASA i lėshoi pėr publikim, shihet njė peizazh jo i zakonshėm! Njė figurė e ngjashme me figurėn e fytyrės sė njeriut nė Tokė, me vonė e quajtur „The Face on Mars “, si dhe njė varg objektesh me forma piramidale qė dukeshin sikurse tė ishin krijesa artificiale. Kėto fotografi sensacionale provokuan reagime nga mė tė ndryshmet. Disa mendonin se figurat nė Mars janė krijesa tė banorėve tė dikurshėm tė tij, tė mbetura si relikte nga e kaluara, kur atje kishte gjallėri. Tė tjerėt supozonin se kėto figura artificiale ishin krijesa tė vizitorėve nga yjet tjerė, tė krijuara enkas pėr ta tėrhequr vėmendjen e njeriut pėr ekzistencėn e tyre, kur ky ta zotėrojė hapėsirėn kozmike. Kėto reagime provokuan edhe idenė e autorit tė njohur Arthur C. Clarke, i cili bashkė me Stanley Kubrick realizuan filmin “2001: A Space Odyssey”.
Sipas tė dhėnave zyrtare tė NASA-s, ky fenomen u interpretua si njė „lojė e dritė-hijes“ dhe, po tė mos ishin dy ekspertė tė kompjuterėve, inxhinieri i elektronikės, Vincent
DiPietro dhe shoku i tij, Gregory Molenaar, ky zbulim sensacional i kohės, ndoshta do tė zhytej nė harresė. Kėta dy, duke kėrkuar nė arkivin e bibliotekės nacionale pėr kozmologji, gjetėn edhe fotografinė me numėr 35A72 tė cilėn e studiuan me kujdes. Tė fascinuar nga ngjashmėria e kėtij shkėmbi gjigant, nga planeti i Marsit, me figurėn e fytyrės sė njeriut tė Tokės, DiPietro dhe Molenaar iu pėrveshėn punės duke analizuar edhe mijėra fotografi tė tjera tė dėrguara nga sondat Viking 1 dhe 2. Ata, duke i gjurmuar posaēėrisht ato fotografi, ku shihej territori i Cydonias, zbuluan edhe njė fotografi tjetėr, qė mbante numrin 70A13, e bėrė 35 ditė mė vonė, kur sonda gjatė
rrotullimeve tjera, fotografoi tė njėjtin regjionin, por nga njė kėnd tjetėr i dritės sė Diellit. Kjo fotografi, e cila, edhe pse e bėrė nėn rrethana tjera tė dritės, paraqiste qartė figurėn e “fytyrės” sė Marsit. Duke shfrytėzuar teknikėn e lartė e tė sofistikuar kompjuterike, krijuan njė seri fotografish me rezolucion dhe kontrast shumė tė lartė, tė cilat, pėr habi tė tyre, zbuluan edhe shumė detaje karakteristike tė „fytyrės“ qė kishin simetri dhe harmoni tė plotė mes tyre, si: dritat e syve, goja me dhėmbė dhe diē qė tė pėrkujtonte „frizurėn“ ose „kaskė“ nga koha e faraonėve egjiptas. “Fytyra”, mė
shumė i pėrngjante njeriut parahistorik ose majmunit, sesa njeriut tė sotėm, ndėrsa „frizura“ pėrngjante me ato tė kohės sė faraonėve tė Egjiptit. Proporcioni i „fytyrės” sė Marsit ėshtė 450 m i lartė dhe rreth 1.5 km i gjatė, dhe me gjasė, ėshtė vendosur qėllimisht nė kėtė sipėrfaqe, me shikim kah qielli, qė tė mund tė tėrheqė vėmendjen e secilit qė e vėzhgon atė regjion nga lart. Kėta dy hulumtues
konsideronin: nė qoftė se „Fytyra nė Mars“ ėshtė ndėrtim artificial, atėherė ėshtė plotėsisht normale qė nė regjionin e njėjtė tė gjenden edhe objekte tė tjera. Duke gjurmuar fotografi tė tjera tė NASA-s, pėr habi tė tyre, ata zbuluan pėrreth „fytyrės” edhe njė sėrė objektesh me dukje artificiale qė e rrethonin atė: njė si lloj kėshtjelle e vendosur nė veri-lindje tė qytetit; murana me platformė tė pėrsosur spiralore; piramidat tetraedėrore nė kėndet e qytetit si dhe struktura tė mėdha qė tė pėrkujtojnė gėrhalat malore.
Richard Hoagland, shkencėtar dhe shkrimtar qė kishte studiuar astronominė, biologjinė dhe fizikėn, dikur konsultant nė NASA si dhe njėri ndėr themeluesit dhe udhėheqėsit e grupit “Mars-Mission-Investigation”, ishte befasuar nga rezultatet precize tė bėra nga DiPietro dhe Molenaar. I nxitur nga rezultatet e dy hulumtuesve tė lartpėrmendur, ky vazhdoi edhe vetė llogaritjen e regjionit tė Cydonias, dhe vendit ku gjendeshin objektet ia dha emrin – „Sheshi i qytetit“. Ai u befasua aq shumė nga rezultatet e veta saqė
shkroi edhe njė libėr pėr kėto monumente tė Marsit tė titulluar: “The Monuments Of Mars”. Mė impresionuesja nga tė gjitha ato ishte piramida pesėkėndėshe qė ndodhej nė jug tė “sheshit”, tė cilėn Hoaglandi e quajti D&M, si nderim pėr DiPietron dhe Molenaarin. Maja e piramidės tregonte kah “fytyra” e Marsit, kėndi veri-perėndimor i saj precizonte qendrėn e “sheshit”, ndėrsa kėndi lindor precizonte njė kodrinė tė afėrt. Duke bėrė disa analiza gjeometrike shumė tė kujdesshme tė kėtij “sheshi tė qytetit”, Hoagland arriti nė pėrfundim se fenomeni i Cydonias, jo vetėm qė na jep fakte pėr njė planifikim intelektual, por edhe na tregon se nė kompleksin gjeometrik tė tij, si bazė ėshtė shfrytėzuar matematika e lartė, e qė na bėn me dije se nuk jemi tė vetmit nė gjithėsi. Ai, dhe grupi i tij “Mars-Mission-Investigation”, erdhėn nė pėrfundim se pėrputhjet matematikore nė regjionin e Cydonias, paraqesin gjithashtu edhe njė
lloj tė ri e radikal tė fizikės, plotėsisht tė panjohur pėr ne, e cila shfrytėzon njė burim tė energjisė, tė krijuar nga vibrimet dhe lėvizjet e trupave tė ndryshėm qiellorė. Ata mendojnė, se njohja e plotė e kėsaj fizike, mund t’i revolucionarizojė njohuritė ekzistuese shkencore, duke na mundėsuar kėshtu zgjidhjen e shumė enigmave me tė cilat po pėrballet rasa njerėzore. Me kėto mendime, Hoglandi tėrhoqi vėmendjen e shumė shkencėtarėve eminentė, tė cilėt iu bashkėngjitėn idesė sė tij. Roland Horn, sheh nė kėto krijesa trashėgiminė e “Atlantisit” legjendar, qė sipas filozofit grek, Platonit, ishte pėrmbytur nga njė vėrshim i madh, dhe mendon se atje lart mund tė gjenden dėshmitė pėr zgjidhjen e kulturės sė “Atlantisit mitik”. Austriaku, Walter Hain, shkon edhe njė
hap mė larg. Ai mendon se “Fytyra nė Mars” dhe portreti i projektuar nė mbulesėn e Turinerit (me tė cilėn supozohet se ka qenė i mbuluar Jezu Krishti pas gozhdimit) janė identikė dhe figura e zbuluar nė Mars paraqet portretin e Krishtit. Ndėrsa Rainer Lorenz beson nė njė lidhshmėri mes “piramidave tė Marsit” dhe atyre tė Tokės qė gjenden nė
Egjipt. Ai beson se piramidat e Tokės janė ndėrtesė e inteligjencės jashtėtokėsore, pikėrisht e qenieve nga Marsi, tė cilat para shumė kohėsh kishin vizituar Tokėn dhe njohuritė e tyre i kishin fshehur nė piramidėn e Keopsit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.kosovahacker.bestgoo.com
 
FYTYRA NĖ MARS
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Jeta pėrditė :: Lajme-
Kėrce tek: